Hetimet e Ervis Martinajt për vrasjen e shokut dhe loja e dyfishtë e Marklen Hakës

Aktualitet

Hetimet e Ervis Martinajt për vrasjen e shokut dhe loja e dyfishtë e

Ervis Martinaj dyshonte tek grupet e Niklës për vrasjen e Bujar Likës, i konsideruar si krahu i djathtë i tij.

Pavarësisht planeve për eliminimin e vëllezërve Bami, zbulohet se Ervis Martinaj i ka takuar me ndërmjetësimin e Behar Bajrit.

“Markleni i shprehet që nuk duhet t’ju zërë besë, dhe Ervisi shprehet që tani që më kanë takuar do t’ju ruhem më shumë dhe ata e dinë që nuk ju kam besë. Ervis Martinaj i kërkon Marklenit që mos ti tregojë askujt që jemi bashkë në kontakt dhe Markleni i shprehet që edhe vetë nuk e besoj që jam duke kontaktuar me ty”.

Markleni duket se kërkon të rregullojë hesapet me Ndokën duke ofruar ndihmë për eliminimin e Durim Bamit, që në biseda, e nënkupton autor të eliminimit të Aleksandër Ndokës. Ai informon Martinajn se në lokalin e Durim Bamit, ishte parë kreu i Klanit Duka, Leonard Duka, armiku i betuar i Ervis Martinajt.

Në fund, bosi i zhdukur i kumarit, i tregon Hakës dy ekzekutuesit e hallës së tij Shpresa Basha, në përpjekje për të vrarë Marklenin në vitin 2019. Ai i jep emrat e Jozi dhe Gjin Ndojit. Ky i fundit u ekzkeutua nga Bajrat me porosi të Martinajt. Ky i fundit i premton Marklenit edhe vrasjen e Jozi Ndoj alias Krajës.

Durim Bami, ishte i informuar për planet që e kishin vënë në shënjestër. Vazhdimisht, ai ka bërë përpjekje për eliminimin e Arben Ndokës. Ajo që bie në sy është lidhja e tij me Endrit Doklen dhe Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit Rrahman Rraja. Miqësia me fisin Rraja, ka qenë e qëndrueshme për vëllezërit Bami. Ajo që bën më tepër përshtypje është angazhimi i Marklen Hakës për eliminimin e Arben Ndokës.

Ai, sipas prokurorisë ishte angazhuar më herët për eliminimin e vëllezërve Bami. Pra, po luante me dy porta. Ndoshta, ka dashur të shmangë dyshimet tek miqtë e vjetër, për të shmangur hakmarrjen.

‘Shtetasi Durim Bami komunikon me shtetasin Endrit Dokle në lidhje me mundësinë e vrasjes së shtetasit Arben Ndoka.

Komunikon paralelisht dhe me përdoruesin e Sky i identifikuar si shtetasi Xhelal Rraja në lidhje me mundësinë e vrasjes së shtetasit Arben Ndoka. Xhelal Rraja e këshillon Durimin që të mos rrezikojë pasi do flasë me Leksin duke ju referuar shtetasit Aleksandër Ndreka”./ Inside Story TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion