Helmohen nga ushqimi 30 studentë të Akademisë së Policisë, nuk lejohen të dërgohen në spital
Lajmifundit
/
19 Maj 2021, 20:09
Aktualitet

Rreth 30 studentë të kursit bazë të Akadamisë së Policisë dyshohet se janë helmosur nga ushqimi këtë të Mërkurë.
Burime kofidenciale bëjnë me dije për Fax News se vetëm 4 prej tyre (femra), janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi nuk lejohen nga stafi pjesa tjetër.
Studentët kanë reaksion në trup, ndërsa u janë shfaqur shenja. Studentët e tjerë pavarësisht shenjave dhe shqetësimeve që kanë, nuk lejohen të shkojnë në spital. Stafi iu thotë se nëse do e kishin nga ushqimi, do të ishin helmosur të 300 studentët që ndjekin këtë kurs


