Kur do të marrë fund Covid-19? Skënder Brataj ka një përgjigje optimiste

Aktualitet

Kur do të marrë fund Covid-19? Skënder Brataj ka një
Skënder Brataj, Shefi i Urgjencave Kombëtare dhe anëtari i Komitetit të Ekspertëve, u shpreh optimist se pranvera e ardhshme do të shënojë edhe fundin e pandemisë nga koronavirusi në vendin tonë.

“Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”,- tha Brataj në emisionin "Breaking" në Top News.

Sa i përket çështjes së mungesës së vaksinave kineze gjatë këtyre ditëve, Brataj tha se “për radhët e gjata të krijuara pasi mungojnë dozat e dyta Sinovac, personat duhet të bisedojnë me mjekët e familjes në mënyrë që t'i shmangin ato”.

“Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do hiqen në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave. Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale.

Ka një ulje të telefonatave nga 12 mije telefonata më parë kemi rënë në 2 mijë telefonata.
Për pensionistët, vonesat e marrjes së dozës së dytë nuk ka problem, sepse përgjigjja imunitare me ato mosha është më i ngadaltë. Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë. Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid“,- tha Brataj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion