Helmohen dy të mitur në Shkodër, humb jetën 4-vjeçari! Motra në gjendje të rëndë!

Aktualitet

Helmohen dy të mitur në Shkodër, humb jetën

Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e diel në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai është paraqitur në spital me shenja të helmimit. Për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në repartin e reanimacionit ku pas pak ka ndërruar jetë.

Fëmija është nga fshati Mjede, në Vaun e Dejës.

Më vonë, me të njëjtat simptoma edhe e motra e tij është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë, sipas Tch.

Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë ku do të zhvillohen hetimet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion