Vodhën 30 litra naftë, arrestohen dy punonjës të kantierit të aeroportit të Vlorës

Aktualitet

Vodhën 30 litra naftë, arrestohen dy punonjës të kantierit

Dy persona, 30 dhe 35 vjeç, punonjës në kantierin e aeroportit të Vlorës, janë arrestuar nga policia pasi kanë vjedhur naftë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 23.02.2025, kanë vjedhur 30 litra naftë nga kantieri i aeroportit, ku ishin të punësuar.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sasia e naftës e vjedhur dhe 2 celularë.


KQZ regjistron në zgjedhjet parlamentare 15 partitë e para politike, mes tyre PD, PS dhe PL

Gjithashtu një 36 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për vjedhje.

Sipas policisë, 36 vjeçari dyshohet se më datë 22.02.2025, në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, është paraqitur me një automjet të marrë me qira, që i kishte mbuluar targën, e ka furnizuar me naftë dhe është larguar pa kryer pagesën.

Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

ME TE LEXUARAT