Helmimi i studentëve,reagon kreu i Policisë së Shtetit: “Kompania furnizon dhe sot”. Kemi sekuestruar ‘provat’, po hetojmë!

Aktualitet

Helmimi i studentëve,reagon kreu i Policisë së Shtetit:

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, ku ka folur edhe mbi ngjarjet e fundit në vend.

Duke iu referuar rasti të rëndë të helmimit të 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, Hita tha se janë marrë menjëherë masa duke u ndaluar personat përgjegjës, e po ashtu janë sekuestruar ushqimet që dyshohet se helmuan studentët.

“Kemi marrë të gjitha masat e sigurisë, që ne t’u ardhur në ndihmë. Kemi vënë në pranga dy persona përgjegjës. Është shpallur në kërkim edhe administratorja e kompanisë. Bashkë me AKU kemi sekuestruar të gjithë sasinë e ushqimeve që u përdor dje për konsum. Vazhdojnë hetimet për të parë të gjithë dinamikën se si ndodhi ngjarja”, tha Skënder Hita.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion