Berisha: Në kulmin e krizës së naftës fermerëve iu është hequr subvencionimi, po bëni politikë anti-shqiptare

Politikë

Berisha: Në kulmin e krizës së naftës fermerëve iu

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverisë, sa i takon te subvencionet e naftës për fermerët.

Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se Shqipëria ka taksën e naftës më të lartë në botë dhe heqja e subvencionet për fermerët është një akt shpopullimi.

“Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në Parlament. Nuk ka akt më cinik ndaj 30-40% të shqiptarëve që jetojnë me djersën e ballit. Nuk ka qëndrim më të pashpirt. Vini këtu, pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën.

Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë nuk ka, përveç atij që e ka kapur tmerri nga tërmeti, nga ky, nga ai, që nuk vjen fare në Parlament tani, është i tmerruar dhe nuk di ç’bën. Çfarë e ka këtë turp?! Fshatarët më të varfër të Europës. Kjo është politikë shpopullimi. Është politikë anti-shqiptare. Fermeri i Maqedonisë e merr me 100 lekë naftën, qytetari me 150 lekë. Si e shpjegoni ju këtë?

Kryehajduti i Shqipërisë, me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët ta blejnë atë me 2.2 euro. Këto janë akte cinike. A e dini sa i merrni shqiptarëve me TVSH-në e naftës? Dhjetëra, dhjetëra milionë euro”, tha Berisha ndër të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion