Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ AKU: Kontaminimi i vezëve me salmonelë ndodhi në ambientet e kopshtit

Aktualitet

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/  AKU: Kontaminimi i vezëve me

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar zyrtarisht me rezultatet e verifikimeve dhe analizave laboratorike në lidhje me vezët e kontaminuara me slamonelë që solli edhe helmimin e fëmijëve në një kopsht në Gramsh.

Sipas AKU-së, mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve, si dhe te furnizuesi që ka shpërndarë produktin në institucionin parashkollor, kanë rezultuar negative për praninë e bakterit Salmonelë.

"Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon: Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp.

Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.

Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë)", thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT