Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Aktualitet

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni

Policia Rrugore e Elbasanit, me mbështetjen edhe të shërbimeve të Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka marrë masa për monitorimin e qarkullimit në aksin rrugor Elbasan–Përrenjas, me fokus të veçantë segmentin ku rruga pësoi shembje dhe për pasojë, qarkullimi tashmë është devijuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë shtrirë në gjithë aksin rrugor, me qëllim marrjen e masave për lëvizjen e lirë të automjeteve pas rihapjes së tij mesditën e sotme.

Policia Rrugore apelon që drejtuesit e mjeteve, në këtë aks rrugor, për shkak se kryhen edhe punime, të tregojnë kujdes, të monitorojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të ARRSH-së.

Drejtuesit e automjeteve, në rast nevoje, të informojnë në numrin 112.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion