Punëtorët kinezë në Tel Aviv përjetojnë momente tmerri, shohin ndërtesën poshtë këmbëve të tyre të “zhduket” nga një raketë

Bota

Punëtorët kinezë në Tel Aviv përjetojnë momente

Disa punëtorë kinezë që ndodheshin mbi një skelë metalike në një ndërtesë në ndërtim në Tel Aviv përjetuan momente tmerri, ndërsa shihnin ndërtesën ngjitur, e cila sapo u godit nga një raketë e Iranit.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë re të dendura të zeza tymi që dalin nga ndërtesa e goditur, ndërsa një zjarr shfaqet në bazën e saj. Punëtorët dëgjohen duke folur mes tyre, teksa situatën e ndjekin me shqetësim.

Pamjen e tmerrshme plotësojnë sirenat e alarmit në zonë, të cilat u aktivizuan menjëherë pas sulmit me raketë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion