Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional, Rama: Mbështesim nxënësit nga grupet e veçanta

Aktualitet

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional, Rama: Mbështesim

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku bën me dije se regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale.

Rama shkruan se të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale mund të regjistrohen përmes e-albania. Ai shton se mbështet nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nga familjet në nevojë apo ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9-të.

"Regjistrimet në Arsim Profesional për klasë të 10-të janë hapur për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale. Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare;

Mbështesim nxënësit nga familjet në nevojë;

Mbështesim nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale;.Mbështesim ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9.

Mbështesim nxënësit nga grupet e veçanta", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion