Emrat/ Dyshohet se morën dosjet nga kompjuterat e prokurorëve të SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për ish-zyrtarët e burgjeve

Aktualitet

Emrat/ Dyshohet se morën dosjet nga kompjuterat e prokurorëve të

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokaj të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal që ‘hakeroi’ e-mailet e prokurorëve të SPAK.

Dy ish-zyrtarët e burgjeve dhe IMT mbahen nën masën e arrestit në burg, ndërsa SPAK po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në tentativën për të hakeruar të dhëna sekrete nga dosjet e SPAK.

Sulmi kibernetik ndodhi më 12 Mars, por SPAK reagoi përmes një deklarate zyrtare ditë më vonë, duke thënë se hackerat kanë arritur që të marrin të dhëna nga adresat e emaileve të disa prokurorëve, por se nuk kanë arritur që të depërtojnë në sistemin e brendshëm të sigurisë apo të rrjedhin dosje hetimore.

SPAK sqaroi se arrestimi i tyre u bë brenda 24 orësh nga ndërhyrja për hakerimin e emaileve të prokurorëve, dhe se sekuestruan pajisjet e përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Të dy këta persona i kanë shpërndarë dokumentet që kanë arritur të marrin në persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili dhe Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion