“Lufta do të ngadalësojë ekonominë”/ Sejko: Shtrenjtimi i karburanteve do të ndikojë në rritjen e inflacionit

Aktualitet

“Lufta do të ngadalësojë ekonominë”/ Sejko:

Guvernatori Gent Sejko është shprehur se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%.

Komentet Sejko i bëri gjatë një konference për media mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Sejko tha gjithashtu se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit dhe luftimeve në Lindjen e Mesme, do të ndikojë edhe në rritjen e inflacionit në Shqipëri.

Po ashtu, Sejko tha se rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare do të sjellë edhe ngadalësim të rritjes ekonomike në Shqipëri. Zgjatja e kësaj 'krize', sipas Sejkos do të varet nga zgjatja e luftimeve në Lindjen e Mesme.

“Fokusi i këtij raporti ishte ndikimi që do të ketë ekonomia jonë nga çmimet. Rritja e çmimit të naftës në tregjet e huaja, do të sjellë një rritje të inflacionit mbi objektiv dhe një ngadalësim të rritjes ekonomike. Ky parashikim bazohet në pritjet për përfundim të shpejtë të luftës. Pasiguria mbetet e lartë, dhe balanca e rreziqet është rritu, por Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare. Këshilli Mbikqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5 %”, tha mes të tjerash Sejko.


Lajm në përditësim...

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion