Garda Revolucionare pas pezullimit të operacionit amerikan: Hormuzi do të jetë i sigurt kur të marrin fund kërcënimet

Bota

Garda Revolucionare  pas pezullimit të operacionit amerikan: Hormuzi do

Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se tranziti i sigurt në Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur vetëm pas përfundimit të “kërcënimeve amerikane” dhe me vendosjen e procedurave të reja të sigurisë.

Deklarata vjen si reagimi i parë zyrtar i Teheranit pasi SHBA pezulloi operacionet që synonin të ndihmonin anijet e bllokuara të kalonin përmes ngushticës strategjike.

Sipas mediave shtetërore iraniane, të cituara nga Reuters, Pasdaranët kanë theksuar se siguria në Hormuz mund të garantohet vetëm nëse largohet ajo që e quajnë “prani kërcënuese amerikane” në rajon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion