Grupi i PD-së kallëzon në SPAK Spiropalin dhe Hoxhën: Persona të armatosur kanosën me armë deputetët
Lajmifundit
/
17 Tetor 2024, 13:10
Aktualitet

Grupi Parlamentar i PD-së, ka kallëzuar në SPAK kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës dhe disa punonjës të paidentifikuar policie.
Në kallëzim, PD shprehet se në Kuvend disa persona të armatosur kanë kanosur me armë deputetët.
Kujtojmë që opozita ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë deri, sipas tyre, në krijimin e qeverisë teknike. Deputetët e PD nisën aksionin opozitar pas burgosjes së Ervin Salianjit. Ata protestuan brenda dhe jashtë sallës, duke i vendosur flakën karrigeve të tyre.


