“Më vunë pistoletën te gjoksi”, deputeti i PD denoncon policinë nga protesta

Politikë

“Më vunë pistoletën te gjoksi”, deputeti i PD

Deputeti demokrat Luan Baçi pretendon se gjatë përplasjes fizike me punonjësit e policisë, një prej këtyre të fundit i ka drejtuar armën e shërbimit.

Ai pretendon se punonjësi, me të cilin më pas u përplas duke i hequr edhe kapelen e uniformës, e ka kërcënuar.

“Në momentin që ne ishim te porta, vjen një grup tjetër i FNSH dhe ne u kthyem nga porta për të ikur të parlamenti, nuk ka lanë dhe na ndaluan. Një nga policët më vuri skafandrën përballë, u mundova dhe e shtyva me skafandër. I thashë largohu se do futemi, do hyjmë andej. Ai menjëherë hapi xhaketën dhe më tha mua direkt te pistoleta dorën, në atë moment unë e shyva dhe nuk e di çfarë kam bërë, mbase ndonjë gjë që s’duhej. I hoqa kapelen nga koka dhe mbase nuk ishte veprim që duhej bërë por në ato momente u ndjeva i ofenduar ku një deputet brenda territorit të parlamentin i nxirret arma nga një punonjës policie”, tha ai.

Opozita dhe protestuesit që e mbështesin tentuan të thyejnë kordonin policor për t’u futur në ambientet e brendshme të Kuvendit, gjë e cila solli edhe përplasje mes tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion