Vrasja në Shkodër, policia jep detajet: Si ndodhi atentati, u qëllua në drejtim të Hamza Licit
Detaje të tjera kanë dalë nga masakra në Shkodër, ku të vrarë mbeten 4 persona mes tyre dhe dhe një grua e cila po udhëtonte me motomjet, së bashku me bashkëshortin e saj.
Ajo ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti i saj vazhdon të jete në gjendje të rëndë. Dyshohet se ato janë përplasur nga makinat të cilat po qëllonin ndaj njëra tjetrës.
Shkodër/Informacion paraprak
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.
Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Detaje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër këtë pasdite.
Dy të plagosurit vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë për jetën. Arlind Bushati ka qenë në mjetin tip “Mercedes” i cili duket se ka qenë edhe objektiv i atentatit.
Përpara disa ditësh ai denoncoi në polici edhe një atentat të deshtuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës. Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj janë afruar me motor dhe i kanë drejtuar armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.
Ndërkohë i plagosuri tjetër është një grua e cila po udhëtonte me bashkëshortin e saj në motor.
Burri i saj ka ndërruar jetë, ndërsa ajo vazhdon të jete në gjendje të rëndë. Dyshohet se ato janë përplasur nga makinat të cilat po qëllonin ndaj njëra tjetrës.
Shkodër/ Dy javë më parë u kërcënua nga Bajrat, djali i ish-kandidatit të PD-së në gjendje të rëndë për jetën
Në 11 tetor djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati, denoncoi në polici se një anëtar i fisit Bajraj, e kishte kërcënuar me armë zjarri në një lokal në pedonalen e qytetit.
Ndërkohë sot në atentatin e ndodhur në Dobraç, ku mbeti i vrarë vëllai i Ibrahim Licit, i plagosur rëndë ka mbetur Arlind Bushati, i biri i Xhemalit.
Ngjarja e rëndë dyshohet se është një përplasje mes bandave më të njohura të krimit në Shkodër, Bajrajt dhe Licët, ndërsa deri më tani thuhet se dy makina në ecje kanë nisur të shkëmbejnë plumba në drejtim të njëra-tjetrës.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka humbur jetën edhe një grua që kalonte rastësisht në zonë, si dhe ka mbetur i plagosur edhe një burrë, po kalimtar i rastit.
Mbeti i vrarë nga përplasja mes grupeve kriminale në Shkodër, kush ishte Hamza Lici
Hamza Lici është një prej viktimave të atentatit në Shkodër, ngjarje e ndodhur mesditën e së mërkurës në zonën e Dobraçit. Por Lici, ishte një emër i njohur për policinë.
Ai ishte vëllai i Ibrahim Licit, të arrestuar në Turqi si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës.
Emri i Hamza Licit lidhet me ngjarje të bujshme në Shkodër. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh.
Në gusht 2018 u ekzekutua me kallashnikov Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.
Në mars 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici, por vetëm në prill të vitit 2021, u hoq nga kërkimi për mungesë provash.
16:42-Grupet "luftë" në Dobraç të Shkodrës, viktimë e breshërive mbetet dhe një kalimtare
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Shkodër, ku dy grupe kriminale dyshohet të jenë përplasur me njëra tjetrën sot në Dobvraç.
Mësohet ndër të tjerash se si pasojë e breshërive të plumbave mes dy grupeve rivale, mbetën të vrarë 4 persona.
E vdekur mbeti edhe një kalimtar e rastit në ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në lagjen Dobraç të Shkodrës.
"Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.
Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve."