Njëri për pengmarrje, tjetri për drogë/ Ekstradohen dy të rinj nga Gjermani dhe Italia (EMRAT)

Dy të rinjë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë ekstraduar drejt vendit tonë, teksa njëri prej tyre ishte kapur në Gjermani dhe tjetri në Itali.
Më konkretisht, nga Gjermania është ekstraduar shtetasi Danjel Lalaj, 21 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK për kultivim kanabisi.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Danjel Lalaj, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.” – njoftojnë autoritetet.
Ndërkohë, nga Italia është ekstraduar shtetasit Kledjon Berberi, 35 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte arrestuar në Milano, pasi ishte shpallur në kërkim për pengmarrje.
Vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, kapet në Gjermani dhe ekstradohet në Shqipëri 21-vjeçari i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit.
Po në kuadër të operacionit “The Wanted”, në Itali është kapur dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi, në Gjermani dhe Itali janë kapur dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë dy shtetas, konkretisht:
✅Nga Gjermania është ekstraduar shtetasi D. L., 21 vjeç. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin D. L., për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
✅Ndërkohë, në Itali, u bë e mundur arrestimi në Milano, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Korçë. Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë shtetasin K. V.
Vijon bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.


