Gruaja vrau burrin dhe më pas veten, reagon motra e shqiptarit që humbi jetën në Florida: Na shkatërroi familjen

Aktualitet

Gruaja vrau burrin dhe më pas veten, reagon motra e shqiptarit që

Një ngjarje tragjike ndodhi në Florida të SHBA-së, ku një grua vrau bashkëshortin e saj dhe më pas veten.

Sabrina Krasniqi i mori jetën me një armë partnerit të saj, Pajtim Krasniqi dhe më pas qëlloi dhe veten.

Motra e 34-vjeçarit shqiptar, Albana Krasniqi, bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku postonte një foto të vëllait të saj të ndjerë, teska shkruante se bashkëshortja e tij i shkatërroi familjen.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij.

Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me pesë plumba në kraharorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori.

Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë Pajtim”, ka shkruar mes tjerash Albana Krasniqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion