Gruaja lindi fëmijën në makinë pas bllokimit të rrugës nga protestuesit, mjekja tregon e saj dhe foshnjës

Aktualitet

Gruaja lindi fëmijën në makinë pas bllokimit të

Gruaja që soli në jetë foshnjën e saj në rrugë për shkak të trafikut që u krijua nga protesta është një 25 vjeçare nga Kukësi.

Ajo kishte dalë shëtitje  në sheshin pranë fushës së aviacionit ku kishte shtëpinë, kur menjëherë i kishin filluar dhimbjet e lindjes të cilat ishin në kohë.

Ka qenë një qytetar i rastësishëm i cili e ka marrë në makinën e tij dhe duke qenë në dijeni të rrugëve të bllokuara është drejtuar direkt për të spitali i Traumës pasi ishte me afër, ku dhe është asistuar nga  ekipi i mjekëve të urgjencës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e re e cila solli në jetë fëmijën e saj të dytë në mënyrë jo të zakontë ka zgjedhur të mos rrëfehet për mediat. Ajo dhe bebja e saj gëzon shëndet të plotë.

Por sa ka rriskuar nëna dhe vajza e vogël qe erdhi në jetë?

Ekipi i mjekëve ne urgjencën traume ka bërë të mundur heqjen e placentës dhe renanimimine bebes, duke shmangur hemorragjinë çka mund të rrezikonte jetën e nenës.

Nena dhe bebja e saj vajzë fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë falë koordinimit të dy ekipeve mjekësore./tch

ME TE LEXUARAT