“Gaz Bardhi përdori SkyEcc, bisedat janë…”, gazetari: Vis Martinaj kishte 10 adresa. Aplikacioni përdorej nga politikanët

Aktualitet

“Gaz Bardhi përdori SkyEcc, bisedat janë…”,

Gazetari Artan Hoxha tronditi me deklaratën e tij në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel në lidhje me përgjimet e aplikacioneve SkyEcc dhe EncroChat.

Ai u ndal te Ervis Maryinaj, fati i të cili ende nuk dihet, ku tha se mund të përdorte 10 SkyEcc, ndërsa për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ky i fundit përdori aplikacionin SkyEcc në nëntor të vitit 2023.

“Aplikacionet si Sky Ecc dhe EncroChat i kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme SPAK., mbi 80 përqind të punës e ka të lehtësuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jo të gjitha të dhënat janë vënë në dispozicion të SPAK, por janë të mjaftueshme për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur. Kanë qenë dy platforma komunikimi që supozoheshin të ishin super të sigurta. Në vetvete platforma nuk është kriminale, por çfarë diskutohet aty po.

Mediat angleze nga viti 2016 filloi të sulmojë kriminalitetin shqiptar. Drejtuesit e lartë u zhvendosën nga Britania drejt Belgjikës.

Nga aq sa kam njohur Vis Martinaj jo vetëm që përdoret Sky, ai mund të përdorte dhe 10. Sky, abonimi bëhej në Tiranë dhe ishte 150 euro në muaj. Mund të ketë pasur dhe më shumë Sky.

Me Sky kanë komunikuar politikanë, njerëz të drejtësisë, biznesmenë, njerëz të thjeshtë, verat për çfarë përdorej.

Ai që e ka përdorur ka dashur një formë të sigurt komunikimi. Jo çdo kush e ka përdorur për arsye kriminale. Këto të dhëna të siguruara nga autoritete franceze, kanë një yll poshtë dhe thuhet që do përdoret për trafikun e drogës.

Të dhënat i kanë shkuar SPAK. Sky ishte një telefon që s’kishte nevojë për numër, instalohej programi dhe bëje abonimin çdo 3, 6 muaj apo edhe 1 vit. EncroChat ishte më i madh në telefon, ngjason si iPhone 15.

Bardhi e vendosi në vitin 2023. Ajo bisedë nuk është se nuk ekziston, por është bërë në nëntor ose dhjetor të 2020.

Ka ndaluar si platformë. Ajo bisedë mund të jetë në dosje, por zhvendosja e tre vite që bëri… dhe duke e zhvendosur me dashur apo pa dashur ai duke tentuar ta përdorë në aktivitet politik krijon këtë situatë. Nuk ka pasur Sky në atë periudhë.”, u shpreh Hoxha.

ME TE LEXUARAT