Greqi, masakroi gruan me thikë dhe u vetëdorëzua në polici, shqiptari: E vrava sepse isha xheloz

“E vrava se isha xheloz”, këto janë fjalët që i tha policisë shqiptari që u vetëdorëzua pasi masakroi me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre, në kryeqytetin grek, Athinën.
Sapo i mori jetën gruas së tij, iu drejtua komisariatit më të afër dhe tregoi se çfarë kishte bërë.
Policia menjëherë u nis për në vendin e krimit, ku edhe ka gjetur të shtrirë dhe të mbuluar me gjak, gruan e vrarë.
Autori është vënë në pranga nga policia helene, pasi u dorëzua menjëherë pas ngjarjes.
Shteti fqinj, së fundi është tronditur nga disa ngjarje të kimit në familje.
Jo më larg se një javë më parë, një djalë i ri hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij teksa ishin me pushime dhe më pas u mundua të fshihej, por policia e arrestoi vetëm në ditë më vonë.
Caroline! Rasti rrëqethës i Caroline! E kujt nuk i ka bërë përshtypje, gjithë ajo tragjikomedi e bashkëshortit të saj, që pasi e vrau, e mbyti pranë foshnjës së tyre, krijoj një histori rolin kryesor e së cilës mori ai?

