Gratë protestojnë në Kabul, talebanët përdorin gaz lotsjellës

Bota

Gratë protestojnë në Kabul, talebanët përdorin gaz

Një grua është plagosur në Kabul, pasi militantët talebanë përdorën gaz lotsjellës dhe qëlluan me armë ne ajër, në drejtim të dhjetëra grave afgane të cilat po protestonin për të drejta të barabarta.

Gratë protestuese u mblodhën para pallatit presidencial në kryeqytet dhe mbajtën pankarta, ku shkruhej: “Ne nuk jemi gra të viteve 90”.

Grupi militant ka thënë se do të respektojë të drejtat e tyre, sipas rregullave të ligjit islamik-sheriatit.

Një udhëheqës i lartë taleban, Mohamad Abas, ka deklaruar se gratë mund të kenë një rol në qeverinë e re, por nuk mendohet se ato do të emërohen në poste drejtuese.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion