Intervistoi zëdhënësin e talebanëve, gazetarja afgane strehohet në Shqipëri

Aktualitet

Intervistoi zëdhënësin e talebanëve, gazetarja afgane

Behishta Arghand ditën kur ra Kabuli, ishte e para gazetare femër e cila në studion intervistoi njërin prej përfaqësuesve të Talibanëve.

Kjo intervistë e prezantueses së Tolo TV, bëri shumë bujë, pasi asnjëherë Talibanët nuk pranonin të intervistoheshin nga një femër. Burime bëjnë me dije se Behishta Arghand ka mbërritur në Shqipëri pasditen e së premtes.

Deri në momentin e procesimit të vizës amerikane gazetarja Arghard do të qëndroj në Tiranë. Në një intervistë për mediat gjermane nga Katari ajo tha e u largua për motive sigurie.

“Më pak se 100 gra e vajza nga 700 gazetare femra në Afganistan vijojnë të punojnë në media por dalë ngadalë çdo ditë po zhduken nga ekranet e televizioneve” deklaroi Arghard.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion