Grabitja në Kamëz/ Reagon policia: Tre hajdutët të maskuar, ngrihen pika kontrolli në disa qarqe
Policia ka reaguar lidhru me grabitjen e ndodhur këtë të martë në rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15.
Tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.