Grabitën një çantë me para dhe paketa me cigare, në pranga dy persona në Shkodër

Aktualitet

Grabitën një çantë me para dhe paketa me cigare, në

Dy persona janë arrestuar këtë të premte në Shkodër.

Ata dyshohet se i vodhën një 45-vjeçari, në rrugë, çantën ku mbante një shumë parash dhe steka me paketa me cigare.

 “Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga një 45-vjeçar, se dy shtetas i kishin vjedhur në rrugë, çantën ku mbante 170 000 lekë dhe paketa me cigare, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan autorët e dyshuar të vjedhjes, shtetasit:  

P. C., 39 vjeç dhe A. N., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.  

Gjat kontrollit në një ambient ku qëndronin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. N., u gjetën shuma e parave dhe stekat me paketa me cigare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT