Tragjedi me emigrantë jashtë Rodosit, gjenden 8 trupa, mes tyre tre fëmijë të vegjël

Aktualitet

Tragjedi me emigrantë jashtë Rodosit, gjenden 8 trupa, mes tyre tre

18 persona janë shpëtuar – Kontrabandisti që drejtonte varkën bëri manovra të rrezikshme për të shmangur rojet bregdetare, duke bërë që emigrantët të binin në det

Një tragjedi me emigrantët në Egje, në zonën detare pesë milje detare në lindje të Afantou Rodos, ka ndodhur mëngjesin e së premtes kur operatori i skafit që i transportonte, humbi kontrollin për të shmangur anijet e Rojës Bregdetare, bëri manovra të rrezikshme, si pasojë e të cilave disa persona u hodhën në det.

Forcat e Rojës Bregdetare nxorrën tetë trupa nga deti, ku nga informacioni mësohet se mes tyre ka dy, tre fëmijë të vegjël, të moshës 2 deri në 8 vjeç. Ndërsa janë shpëtuar nga mbytja 18 persona.

Hetimet vijojnë nga dy mjete të rojes bregdetare, ndërsa një e tretë ka shkuar në zonë për të asistuar. Në të njëjtën kohë, një helikopter i Forcave Ajrore po jep ndihmë nga ajri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion