Grabiten lekët e pagesave të ujit në pijshëm, hajdutët “shqyejnë” arkën dhe marrin 2.2 milionë lekë
Janë grabitur gjatë natës pagesat e ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës.
Raportohet se grabitësit janë futur brenda godinës nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer arkën me levë, kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj.
Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e sotëm (22 prill), pasi kanë mbërritur në punë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Punonjësit kanë vënë re kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësa drejtorie, pasi vetë institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.