U ekzekutua brenda lokalit në Ndroq, zbulohet e shkuara Alfred Dedjas, vidhte makinat e pacientëve në QSUT

Aktualitet

U ekzekutua brenda lokalit në Ndroq, zbulohet e shkuara Alfred Dedjas,

Alfred Dedja u ekzekutua ditën e djeshme në një lokal në fshatin Ndroq të Tiranës nga 27-vjeçari Julian Gjoshi.

Dedja nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. I njohur me pseudonimin “Daku”, ai është arrestuar në Tiranë në vitin 2014, për një seri vjedhjesh të makinave që ishin parkuar në QSUT.

Në atë kohë 28-vjeç, ai kishte thyer xhamat e dhjetra makinave, duke vjedhur kasetofonat dhe sende të tjera me vlerë.

Ndërsa rreth katër vite më vonë, ai është kapur në Mat, gjatë aksionit të koduar “Minuta e fundit”. Specialistët për narkotikët kanë sekuestruar 6 kg lëndë kanabis sativa në vitin 2017, si dhe kanë vënë në pranga Alfred Dedjan, bashkë me Jurgen Alzenelin, 21 vjeç dhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion