Goditi me grushte doganierin, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari në Kukës

Aktualitet

Goditi me grushte doganierin, arrestohet në flagrancë 58-

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të godiste me grushte punonjësin e doganës.

Kukës - Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.


VIDEO/ Arrestohet 59-vjeçari në Mat, në banesë i gjenden një automatik dhe qindra fishekë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion