Goditi efektivët e policisë, arrestohet “i forti” në Sarandë

Aktualitet

Goditi efektivët e policisë, arrestohet “i forti” në

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest  me burg”.  I riu akuzohet ka kundërshtuar dhe dhe ka goditur efektivët e policisë  për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. K., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-  njofton Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion