Goditet me gurë kryeministria në Tiranë, policia: Autori i dehur, dyshohet se...

Aktualitet

Goditet me gurë kryeministria në Tiranë, policia: Autori i dehur,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mbrëmje përpara Kryeministrisë ne Tirane.

Një person është parë duke gjuajtur me gurë Kryeministrinë. Më pas, ai është neutralizuar nga policia.

forcat e rendit kane mberritur menjehere te godina e qeverise dhe kane bere shtrirjen pertoke te autorit te ngjarjes duke e arrestuar. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet fiilmike te ngjarjes tregojne se personi qe ka qelluar me gure ka ecur ne kembe deri tek shkallet e kryeministrise.  

Incidenti ka ndodhur pikërisht në ditën, kur vula e PD-së i kaloi Sali Berishës dhe pranë shtëpisë së ish-kryeministrit u mblodhën shumë simpatizantë.

Reagimi i policise: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2024, rreth orës 22:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U. K., 45 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), duke qenë në gjendje të dehur, ka gjuajtur me gurë në drejtim të Kryeministrisë.

Shtetasi U. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë dhe më pas në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT