Goditet grupi shqiptar në Francë, kapet “mbreti” shqiptar i kokainës! Sekuestrohen 400 mijë euro

Aktualitet

Goditet grupi shqiptar në Francë, kapet “mbreti” shqiptar

Pesë persona, mes tyre edhe nje i cilesuar si mbreti shqiptar i drogës, janë nën hetim në Francë, të përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës nga Belgjika dhe Holanda, sipas një deklarate nga prokurori publik i Annecy.

Rrjeti kriminal operonte në Savoie dhe Haute-Savoie, ndërsa nuk përmendet emri i shqiptarit që drejtonte grupin, sipas medias së huaj.

“Ky rrjet i trafikut të drogës, kryesohej nga shtetas shqiptarë”, deklaroi prokurorja Line Bonnet në një deklaratë për shtyp.

Gjate aksionit, janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë, 1 kg kokainë me një vlerë totale prej 500 mijë eurosh.

Policia tha se autoritetet konfiskuan gjithashtu rreth 400,000 euro, automjete luksoze dhe llogari bankare me vlerë  totale prej mbi 1 milion euro.

Furnizuesi, një shtetas shqiptar me bazë në Lion, e merrte drogën nga Belgjika dhe Holanda dhe ua shpërndante shitësve në Savoie dhe Haute-Savoie, veçanërisht në Annecy.

Hetimi filloi në janar të vitit 2023, kur hetimi iu besua njësisë së zbatimit të drogës të Policisë Kriminale Ndërinstitucionale Haute-Savoie. Pesë të dyshuarit janë caktuar në paraburgim të përkohshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion