Punonjësi i Gardës tenton vetëvrasjen, qëllon veten me armën e shërbimit

Aktualitet

Punonjësi i Gardës tenton vetëvrasjen, qëllon veten me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në kryeqytet. Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e njohur në Tiranë si “Qytet Studenti” një punonjës i Gardës ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Referuar informacioneve të para mësohet se punonjësi i Gardës së Republikës së Shqipërisë ka tentuar që të vrasë veten duke e qëlluar me armën e shërbimit. Efektivi, rreth 40-vjeç në momentin e ngjarjes ndodhen në banesën e tij në zonën e Qytetit të Studentit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital ku dhe pritet të jetë nën kujdesin e mjekëve. Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore deri më tani nuk ka më tepër informacione.

Pritet një njofitm zyrtar në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion