Pr*stitucioni h*mos*ksual në Tiranë u shkatërrua falë një italiani, policia gjurmoi mbi 60 klientë shqiptarë

Aktualitet

Pr*stitucioni h*mos*ksual në Tiranë u shkatërrua falë

Venezuelianët që u arrestuan në Tiranë për prostitucion në marrëdhënie homoseksuale mësohet se shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm.

Së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë. Një klient i tyre italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte (prezervativ).

Italiani ka shkuar në polici ku ka denoncuar marrëdhënien seksuale të detyruar pa mbrojtje. Në celularët e të arrestuarve u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.

“S*ks për 150-300 euro”, rrjeti i pr*stitucionit në Tiranë, kush janë transgjinorët e arrestuar sot

Pr*stitucioni h*mos*ksual në Tiranë u shkatërrua falë

Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli janë dy të huajt që ranë në pranga gjatë një aksioni policor në Tiranë.

Policia ka dhënë detaje nga rrjeti i prostitucionit me të huaj që ushtronte aktivitetin në Tiranë. Organizator i rrjetit të prostitucionit raportohet se është një 29-vjeçar nga Venezuela, i cili shfrytëzonte si punëtorë seksi dy të rinj, po ashtu me kombësi të huaj.

Raportohet se ata ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Goditet “foleja” e pr*stitucionit në Tiranë, arrestohet tutori venezuelian, shfrytëzonte dy transgjinorë

Një shtetas nga Venezuela është vënë në prangat e policisë, pas goditjes së rrjetit të trafikut të prostitucionit në Tiranë. Shtetasi nga Venezuela ishte edhe organizatori i këtij grupi të prostitucionit.

Në pranga ka rënë edhe një shtetas tjetër. Gjithashtu ka nisur procedimi për një 19-vjeçar.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Vihet në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, në Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas tjetër i huaj dhe procedohet penalisht një 19-vjeçar, që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.

DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë."

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion