Gledis Nano fiton betejën ligjore/ Qeveria dhe Rama ankimojnë vendimin që i dha të drejtë ish-drejtorit të Policisë

Aktualitet

Gledis Nano fiton betejën ligjore/ Qeveria dhe Rama ankimojnë vendimin

Gledis Nano, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pas shkarkimit të tij nga detyra, që gjykata e ka cilësuar si të padrejtë.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit është dhënë më 26 qershor 2025, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, i cili e shpallte të paligjshëm shkarkimin e Nanos nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit, qeveria dhe Ministria e Brendshme janë të detyruara ta trajtojnë Nano-n me pagë deri në përfundim të mandatit 5-vjeçar dhe ta sistemojnë në strukturat e Policisë së Shtetit ose në funksione të tjera të përshtatshme.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri Edi Rama kanë paraqitur rekurs ndaj këtij vendimi, duke kërkuar shfuqizimin e tij.

Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme kokrrojnë shfuqizimin e vendimit nr. 580, dt. 31.08.2022, te Këshillit te Ministrave. Detyrimin e palës se paditur te trajtoje me page paditësin deri ne përfundim te mandatit 5 vjeçar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policisë se Shtetit apo funksione te tjera. Dhënien e vendimit me ekzekutim te përkohshëm sipas nenit 317 te K.Pr.Civile.


Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në atë kohë, kryeministri Rama deklaroi publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen, ndërsa arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion