Kryeministri Edi Rama anulon takimet në Shkodër, niset drejt Tiranës
Lajmifundit
/
10 February 2025, 14:56
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.
Kreu i qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës pas shoqerimit të Veliajt nga oficeret e policise dhe BKH-se.
Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.
Shefi i qeverisë ka anuluar inspektimin e aksit rrugor Shirokë-Zogaj, drekën dhe takimin me strukturat në qarkun verior të vendit.


