GJKKO konfiskon pasuritë e Armando Doçajt!

Aktualitet

GJKKO konfiskon pasuritë e Armando Doçajt!

GJKKO ka konfiskuar pasurinë e Armando Doçajt, i akuzuar si pjesë e organizatës së narkotrafikut të kokainës në Danimarkë dhe vendet e BE-së nga Amerika Latine, e drejtuar nga Astrit Beqiraj.

Nën sekuestro i janë vënë 6 pasuri, mes të cilave 4 llogari bankare me shumën totale 4 mijë euro, një apartament dhe një njësi shërbimi.

Më herët, më 5 maj 2021, GJKKO kishte pranuar sekuestron preventive mbi 7 pasuritë e të proceduarit dhe personave të tjerë të lidhur me të, të afërmit Pjetër Doçaj, Roberta Doçaj dhe Shkëlzen Doçaj.

GJKKO vendosi sot për:

-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:

1-Shuma monetare prej 1976 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit Armando Pjetër Doçaj.

2-Shuma monetare prej 551 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të Roberta Mhill Doçaj.

3-Shuma monetare prej 1000 euro e ndodhur në llogarinë e kursimit me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit A.D.

4-Shuma monetare prej 456 euro e ndodhur në llogarinë (karte e parapaguar) me Nr. ****, në emër të shtetasit K.D.

5-Pasuri e paluajtshme Nr. ****, Z.K. ****, pasuri e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2, me adresë, ****.

6-Apartament me sipërfaqe 122.58 m2, me adresë ****, përfituar sipas kontratës për kalim të drejtash pronësie dhe premtim shitje Nr. Rep./kol. ****, datë ****, me palë blerëse shtetasin Armando Pjetër Doçaj dhe palë shitëse shtetasit E.B dhe E.B, me çmim blerje në shumën 20.000 euro.

7-Heqjen e masës parandaluese me karakter pasuror atë të “sekuestrim i pasurisë” e caktuar me vendimin nr. 12, dt. 04.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua dhe kthimin e pasurisë së mëposhtme personave që ju takon: Apartament me sipërfaqe 116.83 m2, përfituar

sipas kontratës së sipërmarrjes Nr. Rep./kol. ****, datë **** lidhur midis palëve: shoqëria “XH&M” Shpk në cilësinë e investitorit dhe Pjetër Ndue Doçaj mecilësinë e porositësit, me çmim 46 732 euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion