“Gjenerata Z shpresa e vetme për Shqipërinë”, Berisha: Kanë bërë HISTORINË e lirisë në botë...

Aktualitet

“Gjenerata Z shpresa e vetme për Shqipërinë”,

Teksa sot përkujtohet Lëvizja Studentore e 8 dhjetorit 1990, kreu i demokratëve Sali Berisha, u shpreh se Gjenerata Z do të vijojë misionin e të rinjve.

Ai u shpreh se shpresa e vetme, të asaj që e quan narko-diktatura, janë të rinjtë, teksa nuk nguroi të bëjë një krahasim me Nepalin dhe Bangladeshin.

“Sot përsëri në këtë udhëkryq të rrezikshëm që është Shqipëria, shpresa e vetme për të përmbysur narko regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është gjenerata Z e saj. Është kjo gjeneratë që ka bërë këto dy vite historinë e lirisë në botë, në Bangladesh, Nepal dhe vende të tjera, ka përmbysur diktaturën autoritare.

Unë kam besim se gjenerata Z e të rinjve shqiptarë, trashëgimtarë të idealeve të rinisë studentore të ’90 do të përmbushë misionin e saj”, u shpreh Berisha./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion