"Djalin në burg, bashkëshorti i vdekur...", fqinjët në Korçë tregojnë si e gjetën gruan e pajetë në banesë (VIDEO)

Aktualitet

"Djalin në burg, bashkëshorti i vdekur...", fqinjët

70-vjeçarja, Bajame Memetali u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë.

Fqinja e saj, e cila denoncoi rastin në polici, pasi nuk e kishte parë prej ditësh, tha Dhorjela Çule se e ndjera jetonte e vetme dhe në kushte të vështira.

Ajo zbuloi se 70-vjeçarja vuante nga probleme shëndetësore dhe se djalin e kishte në burg.

“U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu.  Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira.“, u shpreh fqinja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion