Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton DATËN kur do pyeten kandidatët

Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë cakton

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën se kur do pyesë katër kandidatët për drejtimin e SPAK. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, intervistimi do të kryhet në datën 11 dhjetor, ora 9:00.

Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.

Ky proces që finalizohet me votimin do të ndodhë nën vështrimin e ndërkombëtarëve, për të cilën SPAK do të vijojë të jetë prioritet edhe mbas përfundimit të mandatit në 18 dhjetor të kryeprokurorit Altin Dumani që mbas kësaj dite do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion