Lufta në Ukrainë, forcat mbrojtëse ajrore rrëzojnë 93 dronë rusë të lëshuar gjatë natës

Aktualitet

Lufta në Ukrainë, forcat mbrojtëse ajrore rrëzojnë 93

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan 93 nga 141 dronët e nisur nga Rusia gjatë natës.

Forcat Ajrore të Ukrainës deklaruan se 47 nga dronët ishin “humbur”, duke përmendur përdorimin e sistemeve të luftës elektronike për të ridrejtuar dronët rusë. Sakaq forcat ajrore ukrainase bëjnë me dije se dy nga dronët e humbur janë kthyer në Rusi.

Nga ana tjetër pala ruse njoftoi sot se ka rrëzuar 31 dronë ukrainas që synonin objektet industriale.


“Mbrëmë, sistemi i mbrojtjes ajrore shkatërroi 31 dronë ukrainas. Të gjithë dronët janë neutralizuar. Nuk ka viktima apo dëme ”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion