Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, policia tregon se çfarë u gjet në banesë

Aktualitet

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, policia tregon se çfarë u

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit si “Unikatili”.

Siç raportojnë mediat kosovare, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

Gjithashtu policia ka treguar se është gjetur armë zjarri dhe substance narkotike në banesën e Mentor Palokaj.

Ka qenë reperi Sadik Gjokaj, i njohur si Kobra që ka konfirmuar vdekjen e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.

Në një postim në Facebook, Kobra u shpreh i tronditur për rastin.

“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion