Gjendet i pajetë në banesë një person ne Dropull (EMRI)

Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë një person ne Dropull (EMRI)

Një 68-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bodishtë në Dropull. Policia bën me dije se viktima me iniciale Apostol Kulla, jetonte i vetëm, pasi ishte i divorcuar.

Behet me dije se viktima është gjetur nga banorët e fshatit, pasi prej pasdites së djeshme nuk përgjigjej në telefon.

Sipas burimeve nga fshati, ai kishte lënë të ndezur ngrohësen që funksiononte me gaz, ndërsa banesa ishte e mbyllur dhe pa dritare hapur për qarkullimin e ajrit. 68 – vjeçari është gjetur i pajetë në shtratin e vet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion