Gjendet i pajetë i riu shqiptar në Gjermani, çfarë shkruante në letrën drejtuar familjarëve të tij

Aktualitet

Gjendet i pajetë i riu shqiptar në Gjermani, çfarë

Një i ri shqiptar është gjetur i pajetë në Hamburg të Gjermanisë. Bëhet fjalë për Dritan Lalaj, nga Frakulla e Fierit. Policia gjermane zbuloi trupin e tij në banesë më 1 nëntor, dhe dyshohet se ai mund të ketë kryer vetëvrasje.

Familjarët e tij kanë treguar se Dritani i kishte dërguar një letër kushëririt dy javë më parë, në të cilën shprehte dëshirën për t’u larguar nga jeta.

Komuniteti shqiptar ka organizuar një grumbullim fondesh për të ndihmuar në kthimin e trupit të tij në Shqipëri, pasi familja është në kushte të vështira ekonomike.

Trupi i Dritanit pritet të arrijë në Shqipëri brenda disa ditësh. Ai ishte djali i vetëm i familjes; pesë vjet më parë, nëna e tij ndërroi jetë, dhe tani babai, Gori Lalaj, i cili është i sëmurë dhe pa të ardhura mbetet i vetëm.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion