Gjendet i pajetë 62-vjeçari në lumin e Vjosës
Lajmifundit
/
6 Tetor 2025, 14:46
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Këlcyrës, ku një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në lumin Vjosa.
Policia njoftoi se trupi i pajetë i shtetasit G. L., banues në Këlcyrë, është zbuluar ditën e djeshme.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, dyshohet se viktima është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në lumë, çka ka sjellë humbjen e jetës së tij.


