Gjenden 30 granata të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore në Këlcyrë
Lajmifundit
/
19 June 2023, 11:24
Aktualitet

30 granata të mbetura nga lufta e dytë botërore janë zbuluar në Ballaban, bashkia Këlcyrë, gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës, pranë banesës së një banori të zonës.
Pritet ndërhyrja e Forcave Xheniere për heqjen e granatave.
Banorët që kanë konstatuar granatat kanë njoftuar policinë e Gjirokastrës, ndërkohë që zona në fjalë është rrethuar për të shmangur çdo incident, pasi granatat janë të pashpërthyera.


