Emri/ Shkaktoi aksidentin me vdekje në aksin Tiranë-Durrës, në pranga 34-vjeçari
Lajmifundit
/
19 June 2023, 10:53
Aktualitet

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shkaktoi një aksident me vdekje në rrugën Tiranë-Durrës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Ensid Hasanllari, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, 35-vjeçari Visar Meshi.


