Gjallesat detare kërcënim për qytetarët në Darëzezë, mjekët bëjnë thirrje: Pickimi tyre shkakton fatalitet

Aktualitet

Gjallesat detare kërcënim për qytetarët në

Këtë verë, në Darëzezë të Fierit, peshku harabel dhe gaforret po i trembin pushuesit. Sipas mjekëve, këto gjallesa me anë të pickimit infektojnë njeriun, dhe në mungesë të një ndihmë të shpejt, mund të shkaktojnë fatalitete.

Mjekja e Qendrës Shëndetësore verore në Darzezë, Inva Sulejmani tregon se këtë vit sezonal ka patur një fluks të shtimit të rasteve të pickimeve nga peshku harabel, sidomos tek fëmijët.

"Problematikat më të mëdha që kemi patur në këtë sezon veror janë rastet me fëmijët e vegjël, sidomos pickimi nga peshku që njihet në këtë zonë si peshku harabel, pickimet nga gaforret.

Problem tjetër i madh mbete goditja nga nxehtësia, sidomos për moshat  e mëdha dhe për këtë rekomandojmë që të mos ekspozohen në diell nga ora 12:00-16:00", tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion