Protesta në Vlorë, biznesmeni: Rama është klienti im, na ka dëmtuar shumë

Gjatë protestës së sotme nga biznesmenët në Vlorë, njëri prej tyre ka treguar se kryeministrin e ka klient. Gjithashtu ai tha se ora policore po i shkatërron biznesin, ndërsa nuk lë pa u ankuar për sjelljen e efektivëve të policisë.
“Unë jam pronar i një biznesi. Dua të citoj fjalën e kryeministrit i cili tha në parlament se “nuk keni parë gjë akoma”. Të hënën do ta shikojë nga biznese vlonjatë se ai nuk ka parë gjë akoma. Se ca do i ndodhë nga bizneset. Na ka dëmtuar shumë. Unë e kam edhe klient kryeministrin dhe të jetë atje kryeministri në lokal dhe të vijë policia dhe të bëjë të njëjtat veprime. Mbreti nuk ngrihet vetëm jep urdhra. Është i madhërishmi është i vetë shpallur mbret dhe kështu.” ka thënë një nga pronarët e protestues.


